Politika

Basha në Shkodër, bashkëbisedon me qytetarët për gjendjen ekonomike

Basha-265x2001Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me qytetarë të Shkodrës ku ka zhvilluar një bashkëbisedim për situatën ekonomike.

Banorët, sipas burimeve zyrtare të Partisë Demokratike, i kanë shprehur zotit Basha shqetësimin e tyre për nivelin e lartë të papunësisë, braktisjen nga qeveria dhe gjendjen e vështirë që po kalojnë. Ndërsa të rinjtë, thuhet në njoftimin për shtyp, shohin si të vetmen shpresë largimin nga Shqipëria, biznesi është gati të shpallë falimentimin për shkak të taksave të larta dhe gjobave korruptive.

“Banorët shprehen se ndërsa krimi kërcënon çdo ditë jetën dhe pronën e tyre, policia është e zënë me gjithfarë pune, përveç sigurisë së qytetarëve”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp.

Në zonat rurale, vijon deklarata, banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë subvencion, ndonëse iu është premtuar shumë në fushatë. Disa prej tyre, sipas PD-së, thonë se u kanë ndërprerë dhe shkollën fëmijëve pasi nuk kanë asnjë mundësi financiare për t’i çuar në shkollë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button