Home / Europa / Cameron: I tmeruar nga vrasja e Peter Kassig nga ISIS-i

Cameron: I tmeruar nga vrasja e Peter Kassig nga ISIS-i

cameron-22Kryeministri britanik, David Cameron, u shpreh i temrruar nga vrasja gjakftohtë e pengut amerikan, Peter Kassig, të marrë përsipër nga grupi ultra radikal, Shteti Islamik (ISIS) në një video të publikuar sot.

“Jam i tmerruar nga vrasja gjakftohtë e Abdul Rahman Kassig (emri që mori pas konvertimit në islam, shën. i përkth.). ISIS tregoi sërish gjithë perversitetin e tij. Shpreh keqardhjet e mia për familjen e tij”, shkruan David Cameron në faqen e tij “Twitter”.

Grupi ISIS morri përsipër sot vrasjen me prerje koke të Peter Kassig, të rrëmbyer në Siri në vitin 2013, dhe të paktën 18 ushtarë sirianë.

Peter Kassig, 26 vjeç, një ish-ushtar në Irak, ishte konvertuar në fenë islame dhe kishte themeluar në vitin 2012 një organizatë humanitare, “Special Emergency Response and Assistance” (Sera), pasi ishte larguar nga ushtria amerikane.

ISIS-i, i akuzuar nga OKB-ja për krime kundër Njerëzimit, është përgjegjës për veprime të tmerrshme në territoret e gjera të pushtuara në Siri dhe në Irak, kryesisht për ekzekutime, përdhunime dhe spastrim etnik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: