Home / Presidenciale / Papa Françesku uron Presidentin Nishani për Festën Kombëtare

Papa Françesku uron Presidentin Nishani për Festën Kombëtare

Presidenti-i-Republikës-Bujar-Nishani-në-takimin-me-Shenjtërinë-e-Tij-Papa-Françeskun-5-448x350Papa Françesku i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për Festën Kombëtare të Shqipërisë.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Presidenti Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku me rastin e Festës Kombëtare.
“Me kujtime ende të gjalla prej vizitës sime në Shqipëri, po ju dërgoj Shkëlqesisë Suaj dhe bashkatdhetarëve tuaj përshëndetjet e përzemërta me rastin e Festës suaj Kombëtare. Duke u lutur që populli shqiptar të vazhdojë ta nxisë të mirën e përbashkët, në solidaritet dhe paqe, po ia besoj të gjitha provanisë së Zotit të Gjithëpushtetshëm”, thuhet në këtë mesazh.

Leave a Reply

%d bloggers like this: