Bota

Moska dëbon diplomatët polakë dhe Varshava ata rusë

ee875-266x200Autoritetet ruse njoftuan sot dëbimin për spiunazh të diplomatëve polakë si përgjigje ndaj dëbimit të diplomatëve rusë nga Polonia.

“Shumë diplomatë polakë tashmë janë larguar nga territori i vendit tonë për shkak të aktiviteteve që nuk përputhen me statusin e tyre(një term që përdoret në përgjithësi për t’iu referuar aktiviteteve të spiunazhit në zhargonin diplomatik)”, sipas një komunikate të diplomacisë ruse

Por, Moska nuk ka saktësuar as datën as numrin e personave të dëbuar.

Shefi polak i diplomacisë reagoi duke theksuar se vendimi i Rusisë përbën një përgjigje simetrike ndaj një mase të ngjashme të marrë nga autoritetet polake. “Për ne kjo çështje është mbyllur”, deklaroi sot për median në Bruksel, Grzegorz Schetyna.

Sipas këtij të fundit, numri i diplomatëve polakë të përjashtuar janë rreth katër persona.

Përjashtimi i diplomatëve rusë erdhi pak kohë pasi ishte arrestuar një nënkolonel i ushtrisë polake dhe një jurist polako-rus, të dyshuar se punonin për shërbimet sekrete ruse.

Ministri rus i Punëve të Jashtme e cilësoi dëbimin e diplomatëve të vetë nga Polonia si “masë jo miqësore dhe të pabazë. Pala ruse morri vendimin e kundërpërgjigjes së duhur”, sipas një komunikate.

Rusia dhe Perëndimi po kalojnë krizën e tyre më të keqe që prej fundit të Luftës së Ftohtë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Rritja e tensioneve me Rusinë shqetëson në veçanti vendet e ish-bllokut sovjetik që kanë hyr 10 vitet e fundit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button