Bota

Jinping: Kina do që të rregullojë paqësisht mosmarrëveshjet detare

ee877-350x197Presidenti kinez Xi Jinping garantoi sot se vendi i tij nuk do të përdorë kurrë forcën për të arritur qëllimet e veta dhe shpreson të arrijë një rregullim paqësor të diskutimeve detare me fqinjët.

“Mjafton të shkohësh Historinë për të parë që vendet që janë përpjekur të zhvillohen nëpërmjet forcës gjithnjë kanë dështuar”, deklaroi ai në një fjalim para Parlamentit australian.

“Kjo është ajo që na mëson Historia. Kina i është dedikuar promovimit të paqes”, vazhdoi ai, duke theksuar se Pekini duhet të rrijë në gjendje gatishmërie kundër faktorëve që mund të na privojnë nga paqja.

Ndëkrohë që SHBA-ja paralajmëroi kundër rreziqeve që mund të sjellin përkeqësimin e një konflikti detar, presidenti kinez thekson se vendi i tij privilegjon rrugën e dialogut.

“Pozicioni afatgjat i Kinës eshtë të rregullojë mosmarrëveshjet me vendet përkatëse dhe të mbrojë interesat e veta në çështjet e sovranitetit dhe të kufijëve detarë nëpërmjet dialogut dhe konsultimit”, shtoi ai.

“Qeveria kineze është gati të përforcojë dialogun dhe bashkëpunimin me vendet përkatëse për të mbajtur lirinë e lundrimit dhe sigurinë e fqinjëve detarë dhe për të garantuar paqen në kufijtë detarë.”, vazhdoi presidenti kinez.

Presidenti Barack Obama paralajmëroi të shtunën në Brisbane kundër mosmarrëveshjeve territoriale që rrezikojnë të degjenerojnë në përplasje, duke bër aludim mbi mosmarrëveshjet që kundërvënë Kinën me shumë nga fqinjët e saj në Detin e Kinës Jugore dhe Lindore

Në Detin e Kinës Jugore, tensionet mes Kinës dhe fqinjëve të saj janë shtuar vitet e fundit. Zonë strategjike pasi ajo përshkohet nga rrugët tregtare ndërkombëtare, ky det është gjithashtu i pasur në peshk dhe thellësitë e tij mund të kenë rezerva të konsiderueshme gazi dhe nafte.

Marrëdhëniet mes Tokios dhe Pekinit u përkeqësuan që prej dy vitesh mbi statusin e ishujve Senkaku në detin e Kinës Lindore, të administruar nga Tokio por që pretendohen nga Pekini nën emërtimin e Diaoyu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button