Home / Arte / Teater / Ndriçim Xhepa kthehet në teatër

Ndriçim Xhepa kthehet në teatër

“Liri në Bremen” shfaqja e Sesilia Plasarit, premierë në fundjavë

Ndricim Xhepa“Liri në Bremen” do të kthejë këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar aktorin e njohur, Ndriçim Xhepa. Vepra e njohur e Rainer Werner Fassbinder do të vijë nën regjinë e Sesilia Plasarit. Vepra frymëzohet nga një ngjarje e vërtetë e Bremenit të vitit 1831 dhe që pasqyron etjen për liri të një gruaje të shtypur. Kjo shfaqje është dhe premiera e parë e sezonit të ri artistik të Teatrit Kombëtar. Këto ditë, Plasari dhe aktorët e përzgjedhur për veprën janë duke u dhënë fund provave. Kjo shfaqje është një tjetër sfidë e regjisores pas komedisë “Kasollja e vogël”. Ajo çfarë e bën interesante këtë pjesë, është dhe fakti që trajton një temë të ndjeshme të shoqërisë sot, siç është krimi në familje. Pjesa është një lloj parabole tragjikomike e vështirësisë ose më mirë e pamundësisë për t’u emancipuar në kushtet e një pamundësie për të komunikuar, për shkak të konvencioneve sociale, paragjykimeve dhe dritëshkurtësisë, injorancës e mungesës së tolerancës. Ajo merret më shumë me shkaqet që fabrikojnë pasojën sesa me atë vetë, me mekanizmin që e pjell “monstrën”. Është gjithashtu një skicë në miniaturë e mënyrës se si ngjizet fashizmi, fenomeni i dhunës dhe diktatura, një reflektim për ndarjen e përgjegjësisë. Vepra frymëzohet nga një ngjarje e vërtetë e Bremenit të vitit 1831. Ekzekutimi i fundit publik me prerje koke, ishte ai i një gruaje që kishte helmuar me arsenik pesëmbëdhjetë persona të familjes në rrethin e saj. Gjenia e Fassbinderit nxjerr nga kjo ngjarje e kronikës së zezë një tragjedi agresivisht “naive” të jetës sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.