Rajoni

Shkup, 81 për qind e popullatës pro anëtarësimit në NATO

shkup-81-p-euml-r-qind-e-popullat-euml-s-pro-an-euml-tar-euml-simit-n-euml-nato_hdSipas një ankete të zhvilluar, 81 për qind e qytetarëve janë deklaruar pro anëtarësimit në NATO, dhe 68 për qind për në BE.

 Shumica e qytetarëve në Maqedoni vazhdojnë të shprehin mendim pozitiv për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Sipas një hulumtimi të Fakultetit për Siguri – Shkup, të zhvilluara  para Samitit të NATO-s të dhjetorit që do të jetë në Britaninë e Madhe, shumica e qytetarëve shpreh pro anëtarësimit dhe se përqindja më e lartë për anëtarësimin në NATO, se sa në Bashkimin Evropian. Në hulumtim janë përfshirë 1.167 qytetarë nga 37 komuna në Maqedoni, persona të moshës prej 18 deri në 66 vjeçarë.

Sipas hulumtimit, mbi 81 për qind nga të anketuarit, janë sqaruar për anëtarësim në NATO, ndërsa vetëm 19 për qind janë kundër integrimit të vendit në Aleancën Veriatlantike.

Për dallim nga NATO-ja, mbi 68 për qind janë sqaruar “pro”, ndërsa 32 për qind kundër anëtarësimit të vendit në BE.

Një numër i madh i të anketuarve pozitivisht janë sqaruar për atë se hyrja e Maqedonisë në NATO do të ndikojë në rritjen e sigurisë, modernizimit të Armatës, do ta zvogëlojë rrezikun nga sulmet e jashtme dhe do ta rrit hyrjen e investimeve të huaja. Një numër i vogël nga të anketuarit, theksohet, vlerësojnë se anëtarësimi në Aleancë do të sjell humbjen e identitetit kombëtar të popullit maqedonas, humbje të sovranitetit dhe pavarësisë dhe do ta detyrojë vendin të heq dorë nga emri Republika e Maqedonisë.

Qytetarët e anketuar kryesisht pajtohen se NATO-ja ka rol të rëndësishëm në mundësimin e zhvillimit të infrastrukturës, do t’i përjashtojë konfliktet me vendet fqinje, do t’u sigurojë marrëdhënie partnere ushtrive të vogla me ato më të mëdha, respektivisht mes vendeve, por konstatohet se do të rritet rreziku nga sulmet terroriste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button