Home / Arte / Libri / Ribotohet libri “Gjuha Shqipe për të Huajt dhe Shqiptarët jashtë atdheut”

Ribotohet libri “Gjuha Shqipe për të Huajt dhe Shqiptarët jashtë atdheut”

Është ribotuar nga shtëpia botuese “Toena” libri mësimor kushtuar  studentëve dhe shqiptarëve jashtë atdheut i titulluar “Gjuha Shqipe për të Huajt dhe Shqiptarët jashtë atdheut”.

libri-350x180Prof. Gjovalin Shkurtaj dhe Prof. Enver Hysa(bashkëpunëtor i shkencave që ka ndihmuar për termat e gramatikës e të fonetikës në Fjalorin e gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980), janë edhe autorët e tekstit mësimor i cili sipas profesor Shkurtaj është një metodë për të nxënë gjuhën shqipe.

Prof. Enver Hysa

“Synimi i librit është i kufizuar dhe i qartë t’u mësojë atyre që dëshirojnë se si lexohet dhe flitet shqipja e sotme letrare” citon Prof. Shkrurtaj në përshkrimin që I bën librit i cili vjen si një botim i ripërpunuar.

“Ky libër” shton Shkurtaj, “ synon t’u japë njohuritë kryesore për të lexuar dhe për të shkruar e folur gjuhën shqipe letrare, në radhë të parë, atyre që shqipen e kanë gjuhë të nënës, por nuk i kanë mundësitë për ta nxënë në shkolë me program të rregullt si lëndë mësimore”.

“Gjuha Shqipe për të Huajt dhe Shqiptarët jashtë atdheut” jep njohuritë kryesore të gramatikës së shqipes standarde, me një metodë të thjeshtë e kryesisht praktike.

Prof.Gjovalin Shkurtaj

Libri nis me 14 mësime hyrëse të thjeshta, pastaj ka 30 mësime me tekste dhe shpjegime gramatikore dhe me ushtrime. Ai është i pajisur edhe me pjesë leximi nga autorë të zgjedhur shqiptarë dhe me pasqyra gramatikore dhe me fjalorin e mësimeve të përkthyer në anglisht, gjermanisht,frëngjisht dhe italisht.

Fëmijët e arbëreshëve dhe të shqiptarëve të diasporës kudo që gjenden, e kanë këtë libër një ndihmës të mirë e të vlefshëm. Ky libër u shërben dhe u drejtohet, gjithashtu, edhe atyre që shqipen nuk e kanë gjuhë të nënës, porse dëshirojnë ta nxënë atë, duan të jenë në gjendje të lexojnë, të flasin dhe të shkruajnë shqip.

Libri mund të përdoret nga mësues të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare dhe arbëreshe, por mund të përdoret edhe pa mësues. Ai ka të gjitha lehtësitë dhe shkallëzimin e nevojshëm e metodik të lëndës, që të mund të kuptohet e të zbatohet edhe nga ata që nuk kanë mundësi të gjejnë një mësues.

Leave a Reply

%d bloggers like this: