Politika

Taulant Balla takime në Kongresin Amerikan dhe DASH

Takimi-me-Engel1-350x197Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në SHBA për një vizitë dyditore, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Organizata e Shteteve Amerikane (OAS).
Gjatë qëndrimit në Washington, ai u takua në Kongresin Amerikan me kongresmenin Eliot Engel, ndërsa në Departamentin e Shtetit, u prit nga Drejtori për Europën, Tom Yazdgerd dhe nga përfaqësuesi i njësisë për Shqipërinë në DASH, Benjamin Rinaker.
Gjatë këtyre takimeve, nënkryetari i grupit socialist i informoi zyrtarët amerikanë mbi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, sidomos asaj në sistemin e drejtësisë. Ai e konsideroi këtë reformë një gur themeli në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Mosndëshkimi i korrupsionit në Shqipëri është përgjegjësi e Prokurorisë dhe e sistemit gjyqësor dhe një reformë e plotë në të do të ishte masa e nevojshme për të luftuar këtë fenomen shkatërrues për shoqërinë shqiptare”, u shpreh Balla.
Po kështu, në diskutimet në Kongres dhe në DASH u përshëndet vizita e kryeministrit Rama në Beograd, si një hap përpara në drejtim të forcimit të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit.

Takimi me Gant

Një tjetër takim deputeti Balla e zhvilloi në Departamentin e Energjisë, me zv/ndihmës Sekretaren Paula Gant, ndërsa në Departamentin amerikan të Tregtisë, u takua me zv/ndihmës Sekretarin për Europën dhe Euroazinë, Jay Burgess.
Gjatë takimeve u diskutua mbi tërheqjen e investimeve amerikane në Shqipëri, të cilat janë ende në nivele të ulëta, megjithëse marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button