Politika

Partneriteti Europian- Hyn në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë

– Marrëveshja konsolidon më tej marrëdhëniet Shqipëri-Kroaci-

 101898-300x200Hyn sot në fuqi Marrëveshja për Partneritetin Europian ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë, e nënshkruar në muajin mars 2014 nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Jashtme e Koracisë, Vesna Pusiç.

Kjo marrëveshje konsiderohet një hap përpara në rrugën drejt integrimit Europian për vendin tonë, dhe një hap i rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve bilaterale me Kroacinë. Nga kjo marrëveshje, Shqipërisë i garantohet mbështetja e Kroacisë në rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian, duke i hapur horizonte dhe bashkëpunimeve të tjera me vendin fqinjë.

-Nënshkrimi i Marrëveshjes Shqipëri-Kroaci për një të ardhme të përbashkët

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane e Kroacisë dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë nënshkruan më datë 21 mars 2014 marrëveshjen për Partneritetin Evropian, e cila forcon më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjate nenshkrimit te marreveshjes ne Mars 2014

Marrëveshja u nënshkrua gjatë takimit, që kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati pati me homologen Vesna Pusiç, në Kroaci, gjatë vizitës 2-ditore në Zagreb.

Ministri Bushati u shpreh se marrëdhëniet me dy vendeve janë shume te mira dhe nëpërmjet kësaj klime pozitive shprehu dëshirën për thellimin e bashkëpunimit në hapësirën e përbashkët Adritiko-Joniane.

Ai theksoi hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare në realizimin e një sërë reformash në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si pjesë e axhendës integruese të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Shqipëria e sheh Kroacinë si një vend model dhe me rol vendimtar për të mobilizuar vullnetin politik evropian rreth proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor. Më pas të dy ministrat diskutuan rreth situatës në rajon dhe bashkëpunimit ndër-rajonal, si dhe vlerësuan rolin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti.

Ata vlerësuan hapat e hedhur nga Kosova në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor dhe proceseve integruese dhe shprehën besimin se dialogu i nisur mes dy vendeve në Bruksel me ndërmjetësimin e Pusiç, Ministri Bushati u shpreh se mirëpresim një prezencë më të madhe të Kroacisë në Shqipëri sidomos në projektet e shtet-ndërtimit demokratik

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button