Kosova

Lajmi i fundit: AAK-ja ndahet nga LDK-ja, i thotë “po” PDK-së

lajmi-i-fundit-aak-ja-ndahet-nga-ldk-ja-i-thot-euml-quot-po-quot-pdk-s-euml_hdAleanca për Ardhmërinë e Kosovës përfundimisht ka vendosur që mos të vazhdojë bashkëpunimin me partinë e Isa Mustafës, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Partia e Ramush Haradinajt tani më edhe zyrtarisht është shprehur e hapur për koalicion ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma në një prononcim për “Zërin” ka deklaruar se partia e tij është ndier e tradhtuar nga LDK-ja.

“Ju e dini që Kosova proceset në të cilat jemi dhe të cilat na presim, dhe situate që po kalojnë kërkojnë në radhë të parë formim shumë të shpejt të institucioneve. Duke mos humbur kohë dhe duke mos ndërtuar bashkëpunime mbi parimet të pasigurta dhe të hamendura sikurse është dëshmuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pra nuk e përjashtojmë asnjë variant. I vetmi variant i përjashtuar është bashkëpunimi më tutje me LDK-në pas joseriozitetit që e dëshmoi ditëve të fundit”, ka thënë Luma për “Zërin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button