Amerika

SHBA gjunjëzohet nga akulli, temperaturat drejt rënies

shbaSipas kalendarit, dimri ende nuk ka ardhur por SHBA, tashmë është nën pushtetin e akullit. Pothuajse të gjitha shtetet amerikane janë përfshirë nga rënia e temperaturave nën zero gradë.

Situata paraqitet më e rënduar në Bufalo të Nju Jorkut, ku u shpall gjendje e jashtëzakonshme pas stuhisë së borës. Nuk bëhet fjalë për një film të fanta-shkencës, por për një realitet që ka gjunjëzuar Amerikën. Në zonën e Bufalos, ka rënë rreth 90 cm borë, duke bllokuar makinat e parkuar në anë të rrugës.

Ajo që e bën situatën më të rrezikshme janë rrugët, të cilat janë përfshirë nga ngrica dhe makinat nuk mund të ecin më shumë se 48 km në orë. Qytetarë të shumtë kanë shpërndarë fotot në rrjetet sociale, ku shihet që dëbora ka mbuluar gjithçka. Kjo e bën situatën më të frikshme për banorët e SHBA-së.

Përveç Bufalos, nga akulli janë përfshirë edhe qytete të tjera, duke regjistruar incidente për shkak të akullit. Në disa zona temperaturat kanë zbritur deri në -6 gradë celsius. Meteorologët njoftojnë se ngricat do të vazhdojnë për disa ditë, madje pritet që të shënohen temperatura akoma më të ulëta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button