Politika

Shqipëri-Kuvajt, nënshkruhen katër marrëveshje mirëkuptimi

Shqipëria dhe Shteti i Kuvajtit nënshkruan mes tyre katër marrëveshje mirëkuptimi, gjatë vizitës zyrtare që delegacioni qeveritar shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, po zhvillon në këtë vend.

Rama-ne-Kuvajt-1Gjatë vizitës kryeministri Rama u takua me kryeministrin kuvajtian, Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, ku u theksua nxitja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, sidomos në fushën e turizmit dhe sektorin e ujit.
Rama e njohu homologun kuvajtian me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe potencialin që vendi ynë ofron për sipërmarrjet e huaja të interesuara për të investuar në Shqipëri.
Rama ne Kuvajt (3)Në përfundim të takimit, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj nënshkruan katër marrëveshje mirëkuptimi me homologët e tyre në fushën e bashkëpunimit dhe zhvillimit të eksporteve industriale, mbrojtjen e mjedisit, ruajtjes së burimeve natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm, bashkëpunimit në shëndetësi, si edhe marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.
Kryeministri Rama u prit më pas nga Princi i Kurorës, Lartësia e tij Sheikh Naëaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button