Home / Europa / Këshilli Kushtetues miraton procedurë për shkarkimin e presidentit

Këshilli Kushtetues miraton procedurë për shkarkimin e presidentit

ee886-350x175Nëpërmjet një ligji që kaloi sot nga Këshilli Kushtetues, Franca miratoi procedurën që mundëson ngritjen e akuzës kundër presidentit, në rast të mungesës së rëndë të ushtrimit të detyrës.

Ky ligj parashikon që një procedurë shkarkimi mund të ndërmerret kundrejt presidentit të Republikës në rast se nuk përmbush detyrat e tij dhe është dukshëm në mospërputhje me ushtrimin e mandatit.

Mekanizmi aktivizohet nga 10 për qind e senatorëve ose 10 për qind e deputetëve që nënshkruajnë një rezolutë.

Njëra nga dy dhomat në këtë rast miraton një propozim të mbledhjes së Gjykatës së Lartë, me maxhorancën e dy të tretave. Ky propozim kalon menjëherë në dhomën tjetër e cila duhet ta miratojë gjithashtu.

U deshën 12 vite që Franca të miratojë këtë reformë të shpallur në vitin 2002 nga presidenti i djathtë, Jacques Chirac, por që u shqyrtua vetëm në janar 2012 nga deputetët në përfundim të presidencës së Nicolas Sarkozy dhe i votuar nga senatorët në tetorin e kaluar.

Por megjithatë, presidenti vazhdon të ruajë imunitetin që të mos ndiqet penalisht gjatë mandatit të tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: