Politika

Një vit pa Olldashin ,Basha: Ditë të dhimbshme pa të

sokol-olldashi..666-281x200Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar sot ne Facebook një promemorje kujtese në njevjetorin e vdekjes së Sokol Olldashit, ish-deputet i PD-se, duke e cilësuar ate një impuls force për të gjithë demokratët pavarësisht se mungon fizikisht.

Ditët dhe muajt ikën rrufeshëm dhe ja ku jemi një vit pa Sokolin, shkruan Basha, duke vijuar në postimin e tij se “Ditë të vështira, të dhimbshme pa të, për familjen, miqtë dhe kolegët. E kam kujtuar shpesh këto kohë sfidash të rëndësishme dhe jo të lehta. Më ka munguar fjala dhe vendosmëria e tij prej një luftëtari të paepur të shumë betejave politike. Sokoli nuk e pranonte kompromisin me antivlerën në kurriz të qytetarëve, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit të tyre. Ai dinte të rezistonte e të rrezatonte kurajo dhe forcë në ditë jo të mira si këto që po kalojnë qytetarët tanë”.

Po ashtu, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan se “Pavarësisht se mungon fizikisht, ai është sot impuls dhe forcë për të gjithë ne për të cuar përpara misionin e tij, misionin tonë të madh. Ditët, muajt, vitet do të kalojnë, por ai do të mbetet përjetë mes nesh, i qeshur, i vendosur dhe i guximshëm”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button