Rajoni

Qeveria refuzon një takim Samaras-Cipras

a191Nuk ekzistojnë pika takimi për një konsensus të gjerë dhe, për të patur një minimum marrëveshjeje, duhet që në takime të tilla të shkohet pa kushte dhe pa pretendime, deklaroi zëdhënësja e qeverisë greke, Sofia Vultepsi, lidhur me propozimin për një takim të kryeministrit të djathtë grek, Antonis Samaras me shefin e opozitës Aleksis Cipras, por pa praninë e nënkryetarit të qeverisë, të majtit Evangjelos Venizelos.

“Po shohim figura qendrore të SYRIZA-s të deklarojnë se Cipras do të takojë Samarasin për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Nuk ka asnjë logjikë marrëveshja dhe takimi i kryeministrit me shefin e opozitës”, shtoi Vultepsi.

Ndërkohë, SYRIZA kishte deklaruar se ishte “e hapur” për një takim Samaras-Cipras, ndërkaq ky takim duhej të ishte një hap i ndërmjetëm për realizimin e takimit të liderëve politikë, me rendin e ditës që ka propozuar opozita, çka do të thoshte zgjedhje të parakohshme të shpejta, eksplorim i mundësive për zgjedhjen e presidentit të republikës pas zgjedhjeve parlamentare dhe marrëveshje për borxhin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button