Ekonomia

Shpronësohen pronarët që preken nga ndërtimi i Muzeut të Bashkëjetesës në Durrës

Këshilli i Ministrave vendosi sot për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Ndërtimi i Muzeut të Bashkëjetesës” në Durrës.

big_qeveriaMë poshtë vendimi i plotë i KM:

V E N D I M PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I MUZEUT TË BASHKËJETESËS”, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.1/2014, TË KOMITETIT SHTETËROR TË MUZEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga zbatimi i projektit “Ndërtimi i Muzeut të Bashkëjetesës”, miratuar me vendimin nr.1/2014, të Komitetit Shtetëror të Muzeve.

Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë “truall”, me një vlerë të përgjithshme 173 091 780 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë e nëntëdhjetë e një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) lekë.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 173 091 780 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë e nëntëdhjetë e një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) lekësh të përballohet nga fondet e buxhetit të shtetit, të miratuara për vitin 2014, për Ministrinë e Kulturës, “Programi i trashëgimisë kulturore dhe muzetë”.

Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Ministria e Kulturës. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Sipas kartelës së pasurisë”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 3, 4 dhe 6, të këtij vendimi. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës në hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar.

Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Financave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button