Kosova

Haradinaj: I keqi dhe i ligu janë bërë bashkë

Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj, ka thënë se me koalicionin PDK-LDK, i ligu dhe i keqi janë bërë bashkë.

haradinaj-i-keqi-dhe-i-ligu-jan-euml-b-euml-r-euml-bashk-euml_hdHaradinaj vlerëson se mënyra e tillë e ndërtimit të institucioneve, do ta thelloj kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni, dhe me këtë, sipas tij, do ta ngulfat shoqërinë civile dhe do ta bëjë të vështirë punën e opozitës.

Ai po ashtu ka thënë se në kolicionin PDK-LDK është bërë përzierja e dy shkollave të dështuara qeverisëse dhe beson se dështimi i sërishëm është vetëm qështje kohe.

Mes tjerash, Haradinaj tha se kapja e shtetit i ka ditët e numëruara dhe se AAK, siq tha ai, nuk do të nënshtrohet dhe nuk do ta pranoj kapjen e shtetit.

Sa për koalicionin e PDK-së me LDK-në, Hardinaj tha se ka 30 ditë që kanë filluar “ti marrin ere kësaj pune” .

Komunikata e AAK-së:

Tashmë të gjithë jemi njoftuar për koalicionin e ri qeverisës në Kosovë. Një qeverisje e tillë pati dështuar si mos më keq gjatë viteve 2008-2010.

Përzierja e dy shkollave të dështuara qeverisëse do të shkaktojë regres të vazhdueshëm në Kosovë. Të dyja shkollat e tyre të qeverisjes (në Kosovë dhe në Prishtinë) janë dëshmuar si të dështuara.

Do të dështojnë sërish. Është çështje kohe, por fatkeqësi për vendin.

Kosova do të vazhdojë të jetojë, dhe të ndërtohet, por unë kam pritur se do ta shpejtojë hapin.

Hapat prapa do t’i kushtojnë Kosovës shumë.

Kam besuar në ndryshim. Jam angazhuar parreshtur për të ndërtuar demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Për Kosovën, për shtetin, shoqërinë, të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Mënyra e këtillë e ndërtimit të institucioneve do ta thellojë kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni, ngulfatjen e demokracisë – duke e ngulfatur shoqërine civile dhe mediat, përmes instrumentalizimit të tyre dhe do ta bëjë shumë të vështire punën e opozitës.

Ne e dimë se sa vështirë është me qenë në opozitë, në këto rrethana, por, po ashtu e dimë se sa jetike për Kosovën është një opozitë e fortë, në këto rrethana.

Ju bëjë thirrje përkrahësve dhe strukturave të Aleancës, qytetarëve të Kosovës, pa dallim përkatësie politike, fetare apo etnike, shoqërisë civile dhe mediave, kolegëve të partive opozitare, që të mos nënshtrohemi dhe të mos e pranojmë kapjen e shtetit.

Aleanca nuk do të nënshtrohet dhe nuk do të pranojë kapjen e shtetit.

Kapja e shtetit i ka ditët e numëruara.

Mbetem fuqishëm i përkushtuar që t’i ofroj Kosovës qeverisje zhvillimore, dhe vetëm qeverisje zhvillimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button