Bota

Kina miraton ndërtimin e një hekurudhe në Nigeri vlerë 12 miliardë dollarë

Kina ra dakord që të ndërtojnë një hekurudhë në Nigeri, me vlerë 12 miliardë dollarë, njoftoi sot media shtetërore kineze.

a193Hekurudha me gjatësi 1 400 kilometra, që do të ndërtohet nga kompania shtetërore kineze ”China Railway Construction Corp” do të bashkojë qytetin kryesor të vendit, Lagos me portin e Calabarit, në juglindje të vendit.

”Kjo është marrëveshja me vlerën më të madhe të nënshkruar ndonjëherë nga Kina në fushën e infrastrukturës jashtë vendit”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

Kina ka investuar shumë edhe në naftën dhe telekomunikacionin e vendit afrikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button