Ekonomia

250 milion lekë për industrinë fasone, janar 2015 fillojnë aplikimet

Vitin që vjen janë planifikuar 250 milion lekë për industrinë fasone.

P1050100Pas paketës së masave që mbështesin industrinë  fasone, Këshilli i Ministrave vendosi dje institucionalizimin e krijimit të fondit në mbështetje të industrisë fasone, si fond buxhetor më vete, me synim rritjen e punësimit në këtë degë të ekonomisë dhe zhvillimit të kompetencave profesionale të punonjësve, beri te ditur sot ne nje deklarate per mediat zv/ministrja e Mireqenies Sociale dhe Rinise, Gentiana Sula.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në proceset e zgjerimit të prodhimit të tyre, ata do të kenë mundësi të punësojnë punonjës të rinj që do t’i kualifikojnë me kosto zero. Po ashtu, do të përfitojnë personel më të aftësuar.

Pra, qytetarët e papunë do të përfitojnë nga programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit me praktika pune të pagueshme. Aplikimet do të fillojnë nga janari i vitit 2015 dhe ky fond do të mbështesë punëdhënësit e industrisë fasone për nxitjen e punësimit, zhvillimin e aftësive të fuqisë punëtore për këtë industri, si dhe forma të tjera të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Nxënësit e mësuesit e katër shkollave të mesme profesionale me profil konfeksione, që do të jenë përfituese të investimeve në baza prodhuese këtë vit. Po ashtu dhe për kursantët e qendrës së formimit profesional numër 4, e cila do të pajiset me një bazë moderne prodhuese të plotë. Fondi në mbështetje të industrisë fasone, përveç buxhetit të shtetit, mund të ketë si burim financimi edhe donatorë apo institucione financiare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button