Europa

Merkel: Nuk ka Evropë të sigurtë pa Rusinë

merkel-11Gjermani është e ndërgjegjshme që siguria në Evropë për një kohë të shkurtër apo për një kohë të gjatë nuk mund të jetë e sigurt përveçse me Rusinë, deklaroi sot në Poloni, kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Për këtë arsye sanksionet nuk janë një qëllim në vetvete. Ne duhet të nisim dialogun me Rusinë”, shtoi Merkel, e cila mori pjesë në Krzyzowa, në jugperëndim të Polonisë, në një ceremoni me rastin e 25 -vjetorit të paqes polako-gjermane.

Kryeministrja polake, Ewa Kopacz priti sot kancelaren gjermane, Angela Merkel për të shënuar 25-vjetorin e takimit historik të ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl me Tadeusz Mazowieckin, ish-kryeministrin e pare jokomunist te Polonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button