Teknologji

Yahoo do të jetë motori i zgjedhur i kërkimit në Firefox

yahoo-do-t-euml-jet-euml-motori-i-zgjedhur-i-k-euml-rkimit-n-euml-firefox_hdNë kohën e hershme të uebit kishte shumë makina të ndryshme të kërkimit online, njëra prej të parave ishte edhe Ask Jeeves, nëse ju kujtohet? Por, më pas ishte Google ajo që e morri pjesën më të madh të tregut, dhe e cila u shndërrua në zgjidhjen e parë të pothuajse çdokujt.

Mirëpo, kjo tani nuk vlen më për Mozilla, krijuesin e Firefox, që deri më tani e ka pasur Google si makinën e preferuar të kërkimit, ndërsa tani ka vendosur që ta ndryshojë atë.

Tani merret vesh se Mozilla dhe Yahoo kanë nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e motorit të kërkimit të Yahoo-së, si zëvendësim për Google në Firefox, për të paktën pesë vitet e ardhshme.

Yahoo do të jetë motori i para-zgjedhur i kërkimit në SHBA, ndërkohë që do të ndryshojë në vende të tjera. Google mbetet një alternativë e para-instaluar në shfletues.

Në mesin e funksioneve të reja në shfletuesin e Mozilla-së do të jetë edhe funksioni Do Not Track, tha Beard, drejtori i Mozilla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button