Teknologji

Snapchat krijon Snapcash, për dërgimin e parave tek miqtë

snapchat-krijon-snapcash-p-euml-r-d-euml-rgimin-e-parave-tek-miqt-euml_hdSnapchat dje gjatë ditës ka prezantuar një partneritet befasues me kompaninë Square, për lejimin e përdoruesve të aplikacionit me fotografi të dërgojnë pagesa tek njëri tjetri.

Në një postim të blogut, kompania tha se tipari i ri i quajtur ‘Snapcash,’ i lejon përdoruesit të dërgojnë para kesh tek llogaria bankare e miqve, përmes përdorimit të shërbimit Square.

Pasi që ta shtoni debit kartelën tuaj në aplikacion, krejt çka duhet të bëni për ti dërguar para miqve tuaj është që të hyni në “chat”, ta shkruani shumën e dëshiruar të parave për tu dërguar, dhe të klikoni butonin e gjelbër.

Kompania ka thënë se fillimisht kishte krijuar një prototip të Snapcash, të cilin ia ka prezantuar partnerit të saj Square, të cilit i pëlqeu si funksion, dhe e krijuan së bashku.

Fillimisht, shërbimi i ri i dy kompanive vlen vetëm për SHBA-të dhe për përdoruesit që janë më të moshuar se 18 vjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button