Keshilla

Si të pastroni trupin nga toksinat

Toksinat janë substancat e tepërta në organizëm, të cilat janë të dëmshme për organizmin tonë. Bëhet fjalë për dy lloj toksinash, toksinat endogjene që prodhoohen nga vetë trupi dhe për toksinat ezogjene, të cilat i fusim në organizëm nëpërmjet ushqimeve si ngjyrues të ushqimeve, konservues etj.

ushqimePor për të pasur një trup sa më të shëndetshëm dhe për ti larguar toksinat në mënyrë natyrale, hyn në veprim regjimi ushqimor, përmes disa produkteve që stimulojnë pastrimin e organizmit në mënyrë natyrale. Bëhet fjalë kryesisht për fruta dhe perime, ku rol kyç luan brokoli, sallata, karçiofi, të cilat luajnë rol të rëndësishëm për pastrimin e organizmit.

Edhe frutat e freskëta si anansi, pjepri por dhe majdanozi janë aleatë shumë të mirë. Kosi i bardhë luan gjithashtu rol pastrues, ndaj këshillohet të konsumohet dy herë në ditë.

Uji është gjithashtu një pastrues natyral, ku sa më shumë të pini aq më mirë është. Çaji jeshil pastron veshkat dhe mëlçinë si dhe largon ndjesinë e fryrjes. Në maksimumin e tyre duhen shmangur lëngjet e frutave me ngjyrues dhe pijet me gaz. Idealja është pirja e një kokrer limoni të shtrydhur me pak ujë. Djersitja stimulon gjithashtu nxjerrjen e toksinave nga trupi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button