Keshilla

Disa arsye të vlefshme pse duhet të hani ushqime me erëza

Një përzjerje erëzash në hamburger apo në ushqimet e tjera, parandalon radikalet e lira që zhvillohen gjatë pjekjes, ndërsa pak piper i kuq mban metabolizmin nën kontroll, kanella redukton lipidet në gjak dhe hudhra redukton kolesterolin.

erezaNjë menu e pasur me erëza përmirëson studimin dhe kjo gjë është pohuar pas studimit të 16 studimeve shkencore të publikuara në revistën “Nutrition Today”.

Autorët e studimit kanë zbuluar kësisoj rolin që luajnë erëzat aromatike për shëndetin tonë. Kështu erëza të tilla si borziloku, rigoni dhe hudhra, largojnë dëshirën për ushqimet me yndyrë si dhe garantojnë një ndjesi më të madhe ngopje.

Gjithashtu kush përdor më shumë erëza në tavolonë konsumon deri në 996 miligramë kripë më pak në ditë. Kështu që studiuesit apelojnë përdorimin sa më të shpeshtë të erëzave, në mënyrë që të përfitojë organizmi dhe shëndeti ynë.

“Përdorimi i erëzave mund të ndihmojë për reduktimin e konsumit të kripës, redukton dëshirën për yndyrë si dhe përmirëson shëndetin kardioqarkullues si dhe i bën pjatat me më shumë shije dhe aromë”, shprehet Johanna Dwyer, docente e mjekësisë në Tufts University School of Medicine (SHBA), e cila është edhe drejtuesja e studimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button