Ekonomia

HEC-i i Banjës në punë në vitin 2016

Në buxhetin 2015 ministria e Energjisë dhe Industrisë përvec fondeve të nevojshme për hartimin e politikave, parashikon dhe mbështetje financiare për projekte të rëndësishme koncesionare, ndër të cilët, kaskada e HEC-eve mbi lumin Devoll.

FOTO-HECI-BANJES-2-Foto-MMinistria ka negociuar me kompaninë “‘Devolli Hidropower” që ndërtimi i infrastrukturës të kryhet nga investitori privat dhe ku në një pjesë të rimbursohet nga buxheti i shtetit, duke nisur nga viti 2015.

Me këtë hap, bëhet e mundur që HEC-i i Banjës të fillojë punë në vitin 2016 e më pas, pjesa tjetër e kaskadës. Deri në vitin 2018 kur parashikohet të përfundojë gjithë vepra, prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri pritet të rritet deri në 25%.

Ndryshe nga të tjerët, marrëveshja koncensionare për kaskadën e Devollit nuk bazohet tek kontrata e garantuar me kompanitë publike për blerjen e energjisë elektrike, duke e kthyer Shqipërinë në një qendër prodhuese të energjisë elektrike.

Buxheti 2015 parashikon fonde edhe për AKBN për monitorimin dhe zbatimin e kontratave koncesionare, vlerësimin e projekteve të ndryshme koncesionare, që biznesi privat i con në Ministrinë e Energjisë për t’u miratuar në përputhje me ligjin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button