Ekonomia

“Bujqësia e së ardhmes”, prezantohet harta e rajonalizimit të prodhimit bujqësor

panaritiMinistria e Bujqësisë prezantoi të premten në Tiranë, në një takim nën logon “Bujqësia e së ardhmes”, hartën e rajonalizimit të prodhimit bujqësor.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh se ky dokument, që miratohet për herë të parë, synon të jetë baza për hartimin e politikave mbështetëse për bujqësine dhe fermerët.

“Organizimi i prodhimit bujqësor do të bëjë që të ketë një raport shumë më transparent mes fermerit dhe politikave te qeverisë. Kjo hartë paraqet në mënyrë transparente se cilat kultura do jenë prioritare dhe në ç’formë do të mbështeten”, theksoi ministri Panariti.

Në fjalën e tij, ministri Panariti u ndal tek mbështetja që bujqësia do të marrë gjatë vitit 2015 përmes paketës së posaçme lehtësuese dhe skemës sërimbursimit të naftës për fermerët.

Në paketën lehtësuese për bujqësinë qeveria rrit masën e TVSH-së që rimburson për fermerët nga 6 në 20 për qind. Po kështu, paketa heq taksat e importit dhe TVSH-në për lëndët e para dhe makineritë bujqësore. Ndërkohë që projekt- buxheti 2015 për sektorin e bujqësisë shënon një rritje prej 26% kundrejt buxheti 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button