Home / Europa / Drejtuesja e prokurorisë kundër krimit të organizuar në paraburgim

Drejtuesja e prokurorisë kundër krimit të organizuar në paraburgim

Alina-Bica-350x196Drejtuesja e prokurorisë e ngarkuar me krimin e organizuar dhe terrorizmin në Rumani (DIICOT)  u vendos në paraburgim për një çështje korrupsioni të dyshuar përsa i përket një çështjeje për pasuritë e patundshme në dëm të shtetit, bënë të ditur burime zyrtare.

Çështja, që daton që prej vitit 2011, i ka shkaktuar një dëm prej më shumë se 62,5 milionë euro shtetit rumun, sipas prokurorisë antikorrupsion.

Prokurorja që drejton, DIICOT, Alina Bica, mbante në atë kohë një funksion tjetër në administratën e Autoritetit Kombëtar për rikthimin e pronave të sekuestruara nga ish-regjimi komunist (ANRP), theksuan hetuesit.

Ata konfirmojnë se Bica, në atë kohë anëtare e komisionit t ëngarkuar për vendosjen e kompensimeve në ANRP dhe dy kolegë të saj do të mbyllnin sytë për një mbivlerësimi të një toke, që u bë objekt i një çështjeje kompensimi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: