Ekonomia

Eksportet bujqësore u rritën me 11 mld lekë

Eksportet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale për 9-mujorin e vitit 2014 kanë arritur në vlerën e rreth 11 miliardë lekëve duke shënuar kështu një rritje me rreth 900 milionë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu-fruta-perime1-497x350Shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë konfirmojnë edhe ato të dhëna nga Instituti i Statistikave, ku rezulton se sektori i bujqësisë është i vetmi që ka rritjen më të lartë të shkëmbimeve tregtare si rrjedhim edhe sektori me peshën më të madhe në rritjen ekonomike të vendit.

Gjatë vitit 2013 eksportet për periudhën Janar-Shtator kanë qenë vlerën e 10,2 miliardë lekëve. Konkretisht, agroindustria ka rezultuar sektori më me peshë në rritjen e eksporteve, ku gjatë 2014, vlera e tyre ka arritur në rreth 6.1 miliardë lekë nga 5.6 miliardë që kanë qenë gjatë 2013-ës. Po ashtu edhe tregtimi i produkteve bujqësore ka siguruar të ardhura të larta, në vlerën e 4.4  miliardë lekëve duke shënuar një rritje me 0.4 miliard lekësh krahasuar me vitin paraardhës.

Ndërkohë që eksportet blegtorale kanë shënuar performancë negative, ku 9-mujorin që lam pas arritën në vlerën e 435 milion lekëve nga 494 milionë që ishin gjatë 2013-ës. Vihet re se tendenca e eksporteve blegtorale ka ardhur në rënie nga viti në vit, pasi vlera e tyre në vitin 2012 ka qenë 1.6 miliardë lekë.

Ndërsa importet gjatë 9 mujorit të vitit 2014, kanë rezultuar në vlerën e 67 miliardë lekëve nga  63 miliardë lekë që kanë qenë gjatë 2013-ës. Vlera e lartë e produkteve të importuara tregon se pjesa më e madhe e kërkesës në vend përmbushet nga jashtë.  Deficiti tregtar në fushën e bujqësisë për vitin 2014 arrin në vlerën e 56 miliardë lekëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button