Ekonomia

Konsumo shqip: Shqipëri-Kosovë, synojnë të rrisin shkëmbimet tregtare

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, angazhohen për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

kash-266x200Në kuadër të projektit “Javët e Biznesit Kosovar 2014”, të inicuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në Tiranë u zhvillua ditët e fundit një tryezë e përbashkët diskutimi me përfaqësues të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Aleancës Kosovare të Biznesit, biznesmenë e drejtues institucionesh , për rritjen e konsumit të prodhimi shqiptare në tregjet mbarë shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqdoni) si faktor i rëndësishëm në rritjen e shkëmbimev tregtare dhe unifikimin e tregut agrobujqësor Shqipëri-Kosovë.

Pavarësisht marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive për lehtësi doganore, Shqipëria dhe Kosova vijojnë ende të kenë probleme sa i përket shkëmbimeve tregtare.

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj i paraqiti delegacionit të Aleancës Kosovare të Biznesit që ndodhej në Tiranë, shqetësimin për çmimet e referencës që aplikohen për produktet shqiptare, duke marrë premtimin se një shqetësim i tillë do t’i referohet edhe autoriteteve përkatëse në Kosovë.

Nga ana tjetër Enver  Ferizaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, tha se prodhimet shqiptare nga të gjitha trevat janë të një cilësise të lartë, sidomos edhe që janë natyrale dhe duhet jo vetëm që të konsumohen nga qytetarët shqiptar, por të krijohet edhe mundësia e gjetjes së tregjeve të jashtme.
“Do të inkuroajmojmë qytetarët shqiptarë për të kosnumuar prodhimet e Kosovës dhe njëkohësisht do të kërkojmë nga institucionet tona që të krijohen sa më shumë lehtësira për prodhimet shqiptare nga viset kombëtare drejt Shqipërisë”, tha Ferizaj.

“Edhe pse është arrit marrëveshje mes dy qeverive ajo nuk po zbatohet”, tha Ferizaj. Kryetari i KASH-it, shembull tregoi se një ton lakra që kushton 70 euro i vihet dogan 500 euro.

kash1Sipas Kreut të Aleancës, Agim Shahini, Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të fuqizojnë tregun e produkteve shqiptare. Kryetar i AKB-së, tha se ky  projekt bëhet me qëllim të promovimit të prodhimeve mbarëshqiptare jo vetëm brenda trevave shqiptare, por edhe  gjithë andej Evropës e më larg.
“Tirana është pikë e përbashkët për të gjithë prodhuesit shqiptarë nga të gjitha trevat për të promovuar e afirmuar prodhimet kombëtare në tregun shqiptar, vlerat kombëtare, për të menduar, për të fol dhe për të blerë e konsumuar Shqip”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së kërkoi nga instucionet që të përkushtohen edhe më shumë që të afirmohen dhe konsumohen prodhimet vendore. Sipas tij  prodhimet shqiptare duhet që të kenë edhe lehtësira si andej e këndej kufirit dhe të eliminohen barrierat.
“Inkurajojmë institucionet që të bëjnë hapa të favorshëm për prodhuesit vendës që të ndryshohen politikat fiskale dhe të mos ketë pengesa. Bizneset janë lodhur duke pritur, por pritjet po i kushtojnë me humbjen e tregjeve”, tha Shahini.
Ai shtoi se legjislacioni në fuqi nuk është gjithnjë në favor të funksionimit e zhvillimit të bizneseve vendore, madje ato dhe shpesh janë më të mira për importuesit e jashtëm, ndërsa prodhimet e Kosovës duhet të zhvillohen e afirmohen më fuqishëm.

“Shtatë milion shqiptarë në Ballkan janë fuqi ekonomike e politike dhe me një unifikim të politikave kombëtare, do të ndikojmë edhe në Bashkimin Evropian. Rrethë nëntëdhjetë përqind e konsumatorëve shqiptarë konsumojnë prodhime të huaja të importuara dhe ky mentalitet duhet të ndryshoj si nga konsumatorët që të kosnumojnë prodhime shqiptare e po ashtu edhe nga politikanët që të bëjnë politika më të favorhsme për prodhuesit shqiptar”, tha Shahini.
Agro biznesi mbarë kombëtar, është potencial i rëndësishëm, por që duhet promovohet edhe më fuqishëm. Rruga e Kombit, po sjellë rezultate e suksese për çdo ditë sikur për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën dhe viset tjera, ku ka edhe rritje të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.
Nisma e ndërmarrë nga Aleanca Kosovare e Biznesit ka nisur me 15 tetor dhe përfundon me 28 nëntor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button