Rajoni

Ahmeti përshëndet marrëveshjen e arritur mes partive në Kosovë

a203Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mirëpret marrëveshjen e arritur midis dy partive më të mëdha në Republikën e Kosovës për të qeverisur vendin së bashku pas zgjedhjeve të lira dhe demokratike në muajin qershor të këtij viti.

“Përgjegjësia shtetformuese e demonstruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa që nëpërmjet të dialogut konstruktiv dhe gatishmërisë për kompromis politik është premtuese në drejtim të stabilitetit të qëndrueshëm të vendit, si dhe ballafaqimit të suksesshëm me sfidat që e presin Kosovën”, deklaroi Ahmeti.

”Shpresojmë që Qeveria e re në Kosovë të formohet sa më shpejt në mënyrë që të vijojmë me përpjekjet tona të përbashkëta për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë nëpërmjet të mbajtjes sa më të shpejtë të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare, kalimit të kufirit vetëm me letërnjohtime, menaxhimit të integruar të kufirit, ndërtimit të lidhjes rrugore midis Shkupit dhe Prishtinës, si dhe bashkëpunimit të përafërt në të gjitha fushat tjera”, theksoi ai.

”Njëkohësisht uroj edhe partitë tjera parlamentare në Kosovë për përballimin e suksesshëm të sfidës demokratike në muajt e kaluar duke demonstruar në këtë mënyrë konstruktivitet, por edhe triumfin e demokracisë dhe dialogut në Kosovë si dhe gatishmërinë e vendit që të rrugëton fuqishëm drejt integrimit euroatlantik”, përfundon lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button