Qeveritare

Ministri Koka i pranishëm në aksionin për prerjen e lidhjeve të paligjëshme të energjisë

Koka3-266x200Në kuadër të aksionit të qeverisë për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ishte në zonën pas Universitetit të Arteve në Tiranë për të parë ecurinë e aksionit.

Së bashku me Drejtorin e OSHEE, Arben Seferi, ministri i Mjedisit ndoqi nga afër aksionet e inspektorëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhe bisedoi me qytetarët e zonës. Ministri Koka foli për rëndësinë që ka aksioni për ndaljen e abuzimit dhe vjedhjen e energjisë elektrike.

Ministri i Mjedisit tha se ky aksion duhet përkrahur edhe nga qytetarët pasi bëhet fjalë për një dëm prej 150 milionë euro në vit. “Nëse do të kishim ato 150 milionë euro do të kishim 30 mijë hektarë pyje më shumë, do të kishim një Shqipëri me më pak mbetje urbane në territorin shqiptar, do të  kishim një turizëm shumë më të zhvilluar. Ndaj ky aksion duhet përkrahur, duhet përshëndetur dhe të mos ketë asnjë lloj rezistence nga qytetarët. E theksoj përsëri 150 milionë euro janë shumë për ekonominë shqiptare. Duhet të kontribuojmë të gjithë së bashku”, tha  ministri Koka, i cili apeloi që të gjithë të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore, të  paguajnë energjinë  dhe mbi të gjitha të shkëpusin  vullnetarisht lidhjet e paligjshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button