Home / Qeveritare / 25 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit, Bushati: Evropa, simbol i bashkimit

25 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit, Bushati: Evropa, simbol i bashkimit

25-vjet-pas-renies-se-murit-te-berlinit-3-304x200Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Micheal Roth.

Ministri Bushati vlerësoi vizitën e Ministrit Roth dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë, çka rikonfirmon rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë takimit u shpreh vullneti i përbashkët për intensifikimin e dialogut politik, bashkëpunimin për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri, me fokus zbatimin e kuadrit ligjor ekzistues, përmbushjen e reformave dhe kritereve që do të çojnë vendin drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE. Duke sjellë në vëmendje kompleksitetin e procesit të zgjerimit, Roth vlerësoi progresin e bërë nga qeveria në fushën e reformave, duke nënvizuar reformat kyçe dhe hapat e mëtejshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në takim u bisedua dhe për zhvillimet e fundit në Ballkan, ku Ministri Roth vlerësoi rolin stabilizues dhe aktiv të Shqipërisë për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, si dhe, në këtë kontekst, vizitën e Kryeministrit Rama në Serbi.

25 vjet pas  renies se murit te berlinit (5)Duke e cilësuar BE-në si një komunitet vlerash, rëndësia e të cilave bëhet edhe më e rëndësishme sot në kuadrin e sfidave me të cilat përballet Evropa dhe më gjerë, Ministri Roth shprehu vlerësim për qëndrimet e Shqipërisë në politikën e jashtme, si një vend kandidat i BE-së, në përputhje me parimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-se. Nga ana e tij, Ministri Bushati vlerësoi vëmendjen, angazhimin dhe rolin aktiv të Gjermanisë për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndikimin në procesin e zgjerimit, parë kjo dhe në kontekstin gjeopolitik.

“Është kënaqësi për mua që mirëpres sot Ministrin e Çështjeve Evropiane, z. Roth, me të cilin ne patëm mundësi që të vazhdojmë një komunikim shumë të mirë, të nisur para pak ditëve në Berlin, në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve tona, bashkëpunimin brenda NATO-s dhe perspektivën e qartë evropiane të Shqipërisë, të jetësuar edhe më shumë pas marrje së statusit të vendit kandidat. Me këtë rast, i shpreha mirënjohjen në emër të qeverisë shqiptare Ministrit Roth për mbështetjen e pakursyer dhe të pakushtëzuar të palës gjermane në këtë proces”, tha Bushati.

25 vjet pas  renies se murit te berlinit (7)“Gjatë takimit ne diskutuam për procesin e reformave në Shqipëri, për ato reforma të cilat janë kyçe edhe në funksion të ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe hedhjes graduale të hapit të radhës. Gjithashtu diskutuam edhe për sa i përket situatës në rajonin tonë, politikës së jashtme në rajon, ndjekur nga Shqipëria, në adresimin e disa sfidave të cilat janë të rëndësishme, jo thjesht për stabilitetin demokratik në rajon, por edhe në funksion të perspektivës sa më të shpejtë evropiane të të gjitha vendeve të rajonit. Duke përfunduar do të doja të falënderoja dhe një herë tjetër qeverinë gjermane, Ministrin Roth, për këtë vizitë, të cilën e shohim si një shenjë të qartë të komunikimeve, bashkëbisedimeve dhe mbështetjes së Gjermanisë për popullin shqiptar në këtë proces”, u shpreh Bushati.

Ndërsa ministri gjerman Roth theksoi se, “e ndjej të nevojshme të bëj të qartë, pikërisht ditën e sotme, që mbështetja jonë drejtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është e përqendruar thjesht dhe vetëm në kuadër të një konference, sikurse ishte ajo që u zhvillua në fund të gushtit në Berlin, por ai është një proces i solidaritetit dhe i partneritetit të ngushtë”.

25 vjet pas  renies se murit te berlinit (11)Në mënyrë të veçantë, theksoi Roth, “i jam mirënjohës partnerëve shqiptarë për organizimin e kësaj konference, e cila do të jetë një kujtesë mjaft e mirë e përvjetorit të njëzetepestë të rënies së murit të Berlinit. Ajo çka më bën tejet mirënjohës për organizimin e këtij aktiviteti të sotëm është fakti se përpara njëzetepesë vitesh rënia e murit të Berlinit nuk shënoi thjesht dhe vetëm një ngjarje kombëtare, por ajo shënoi fillimin e ribashkimit të të gjithë Evropës. Unë gëzohem së tepërmi që shtetet e Ballkanit Perëndimor tanimë janë bërë pjesë e këtij procesi.

Gjithashtu dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim edhe qeverisë shqiptare lidhur me të gjitha sukseset dhe hapat përpara që ka shënuar në kuadër të procesit të përafrimit me Bashkimin Evropian, sepse jam i vetëdijshëm për vështirësitë që mbart ky proces. Sigurisht që këto reforma të rëndësishme që janë duke u ndërmarrë aktualisht në Shqipëri, bëjnë të qartë se Bashkimi Evropian nuk është thjesht një treg i brendshëm i përbashkët, nuk është thjesht një komunitet ekonomik, por është para së gjithash një komunitet vlerash”.

“Dëshiroj edhe një herë të inkurajoj të gjithë faktorët përgjegjës politikë në Shqipëri, që të mund të vijojnë me të njëjtën këmbëngulje reformat e nisura, ato që kanë të bëjnë para së gjithash me ndërtimin e demokracisë, shtetit ligjor, të një sistemi të pavarur drejtësie, të respektimit të të drejtave të njeriut. Është bërë vërtet shumë në këtë drejtim por mbetet  ende mjaft për t’u bërë. Unë doja t’ju siguroja për mbështetjen e Gjermanisë në këtë kontekst”, përfundoi Roth.

25 vjet pas  renies se murit te berlinit (10)Më pas ministrat morën pjesë në Konferencën “25 vjet më pas: Muri i Berlinit dhe shqiptarët”.

Ministri Bushati shprehu kënaqësinë për prezencën e Ministrit Roth si i ftuar i veçantë në aktivitetin e organizuar në MPJ, me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit,  simbolikë e cila shënoi të ardhmen jo vetëm të Gjermanisë, por dhe të gjithë Evropë.

“25 vjet më pas! Muri i Berlinit ra dhe urat me Berlinin ngrihen për Shqipërinë e brezit tjetër!”, u shpreh ministr Bushati gjatë fjalës së tij.

“Gjermanët dhe shqiptarët janë popuj që i lidh rrëzimi i murit. Për shqiptarët rrëzimi i këtij muri I kaloi caqet e kalimit të mureve të ambasadave”, tha Bushati.

25 vjet pas  renies se murit te berlinit (12)“Evropën ne shqiptarët e lexojmë si simbol  i bashkimit. Që Evropa të jetë e bashkaur nuk mjafton heqja e kufijve, por është e nevojshme heqja e mureve te panatyrshëm. Jemi të ndërgjegjshëm që ende pas 25 vjetësh kemi shumë për të bërë për heqjen e mureve nga Evropa”, tha Bushati.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Micheal Roth u shpreh se nuk mund të thotë një datë të saktë se kur Shqipëria mund të bëhet pjesë e BE, por vendi ynë duhet të vijojë me progresine reformave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.