Home / Rajoni / Maqedonia / Përkujtohet 106-vjetori i Kongresit të Manastirit

Përkujtohet 106-vjetori i Kongresit të Manastirit

aa15Me një ceremoni solemne do të përkujtohet sonte në Shtëpinë e Kulturës në Manastir 106-vjetori i Kongresit të Manastirit, ku u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe.

Në ceremoni do të marrin pjesë zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska.

Kongresi i Manastirit u hap më 14 nëntor dhe zgjati deri më 22 nëntor të vitit 1908.

Morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete, klube dhe shoqata.

Në Kongres u miratua vendimi për t’u pranuar alfabeti me germa latine, të adaptuara me karakteristikat e gjuhës shqipe.

Në Manastir morën pjesë intelektual shqiptarë nga e gjithë bota.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, ndërsa nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi, vëllai i Parashqevi Qiriazit, gruas së vetme në kongres.

Qiriazët botuan edhe abetaren e parë me alfabet të unifikuar për nevojat e shkollave.

Alfabeti i unifikuar në Kongresin e Manastirit sot përdoret kudo ku jetojnë shqiptarët.

Dita e Alfabetit Shqip – 22 Nëntori – është ditë feste për pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.