Home / Europa / Drejtësia gjermane ndërpret hetimin për përgjimin e Merkel nga NSA

Drejtësia gjermane ndërpret hetimin për përgjimin e Merkel nga NSA

drejtesiDrejtësia gjermane do të ndërpresë hetimin përsa i përket përgjimit të një telefoni celular të kancelares gjermane, Angela Merkel nga agjencia amerikane e shërbimeve sekrete NSA, pavarësisht provave, konfirmoi sot e përjavshmja gjermane, ”Focus”.

Gjashtë muaj pas fillimit të investigimeve, ekspertët e spiunazhit elektronik të ngarkuar për çështjen nuk kanë gjetur asnjë tregues serioz dhe hartuan një urdhër për braktisje të hetimit, shkruan e përjavshmja që citon burime të afërta me ministrinë gjermane të Drejtësisë.

“Rezultati i kërkimeve është pothuajse zero. Shumë fjalë, por asnjë fakt”, deklaroi njëri prej burimeve për ”Focus”.

Sipas burimeve të afërta, Prokuroria federale e Karlsruhes do të ndjekë rekomandimet e ekspertëve duke hequr dorë nga kërkimet, gjë që i jep fund procesit gjyqësor për këtë çështje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: