Home / Kuriozitete / Polonia ndalon Winnie the Pooh: Ka orientim seksual të dyshimtë

Polonia ndalon Winnie the Pooh: Ka orientim seksual të dyshimtë

winnie

Këshilltarët e një qyteti të vogël në Poloni kanë ndaluar me ligj personazhin e dashur të fëmijëve Winnie the Pooh, me pretendimin se ka seksualitet të dyshimtë, është i veshur në mënyrë të papërshtatshme dhe është gjysmë i zhveshur.

Zyrtarët në qytetin Tuszyn, në qendër të Polonisë madje kanë sulmuar krijuesin e këtij personazhi, AA Milne, si të rrezikshëm. Qyteti kishte nisur projektin për krijimin e një maskote për kopshtin e fëmijëve të tyre dhe kur dikush propozoi personazhin popullor, disa anëtarë të këshillit e hodhën poshtë menjëherë këtë kërkesë duke e cilësuar Winnie the Pooh si ndikim të rrezikshëm për fëmijët.

Zyrtari Ryszard Cichy, 46 vjeç u shpreh se arushi ka një problem serioz me veshjen, është gjysmë i zhveshur, çka sipas tij është e papërshtatshme për fëmijët.

Pas kësaj, takimi i këshilltarëve, që u shoqërua edhe me një konferencë për shtyp, e ktheu vëmendjen nga seksualiteti i Winnie the Pooh’s.

“Ky arush ka vetëm një bluzë, arsyeja pse ai nuk ka veshur pantallona lidhet me faktin se ai nuk ka seksualitet, është hermafrodit”, tha një tjetër zyrtar, i cili e lidhi këtë me problemin e ngjashëm të krijuesit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.