Home / Kuriozitete / Indonezi, test virgjërie për femrat që duan të bëhen police

Indonezi, test virgjërie për femrat që duan të bëhen police

policBeqare dhe të virgjëra. Janë karakteristikat e kandidates ideale për pranimin në policinë femërore indoneziane. Vajzat që synojnë të bëhen police, nuk duhet të kenë lidhje sentimentale dhe duhet të “ruajnë virgjërinë e tyre”.

Për t’u pranuar, kandidatet janë të detyruara t’i nënshtrohen testit që verifikon nëse cipa e virgjërisë është akoma e paprekur. Një kontroll që lë trauma, poshtërim dhe dhimbje.

Testi është i përfshirë në listën publike të kërkesave për pranim nga policia femërore indoneziane. “Testi bëhet në mënyrë profesionale dhe nuk dëmton në asnjë mënyrë kandidatet. Shërben për të përcaktuar nëse aspirantet për police janë mbartëse të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme”, – thotë Maj Gen Ronny Sompie, zëdhënëse e policisë indoneziane.

Por policet përgënjeshtrojnë: “Të hysh në atë dhomë ku bëhet testi, është tronditëse. Është aq e dhimbshme, sa që pas testit kisha frikë se nuk do të isha më e virgjër. Një mikeshës sime i ranë të fikët gjatë ekzaminimit”, – ka deklaruar një nga agjentet e policisë, të intervistuara nga Observatori për të drejtat e njeriut, që ka dalë me një raport.

Sipas Observatorit, kjo praktikë bie në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut: “Këto teste virgjërie janë një formë dhune që i pengon gratë e afta të punojnë në polici”, – komenton Nisha Varia, drejtoreshë e seksionit të të drejtave të grave të Observatorit.

Indonezia nuk i ka për herë të parë këto praktika. Vitin e shkuar, një shkollë e lartë në Sumatra, shkaktoi polemika në vend, pasi kishte përfshirë një test virgjërie mes kërkesave për pranim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: