Bota

Obama zgjat me një vit misionin luftarak në Afganistan

obama8-350x196Presidenti amerikan, Barack Obama ka zgjatur me një vit misionin luftarak të trupave amerikane në Afganistan dhe ka nënshkruar një urdhër në këtë kuadër këto javët e fundit, sipas New York Times.

Deri tani, qëndrimi zyrtar ishte që operacionet luftarake do të ndërpriteshin deri në fund të këtij viti dhe se 9 800 ushtarët amerikanë, të shoqëruar nga rreth 3 000 ushtarë gjermanë, italianë dhe nga vende të tjera do të vazhdonin të qëndronin në vend pas kësaj kohe dhe do të kishin si mision vetëm mbështetjen dhe trajnimin e forcave afgane.

Por, sipas të përditshmes që citon një zyrtar të lartë, Obama ka nënshkruar së fundi një urdhër që autorizon trupat të qëndrojnë në vend për të luftuar drejtpërdrejt me talebanët dhe aleatët e tyre në rast kërcënimedh kundrejt tyre apo ndaj qeverisë afgane.

Ky urdhër autorizon gjithashtu një mbështetje ajrore duke përfshirë këtu me avionë ushtarakë, bombardues dhe dronë për këtë mision.

Këshilltarët civilë të presidentin janë shtprehur për të përditshme se ishin kundër këtij ndryshimi strategjie, por ushtarët kanë marrë atë që duan”, sipas zyrtarit të cituar.

Ky ndryshim, sipas ”New York Times”, është i lidhur me avancimin e shpejtë të organizatës së Shtetit Islamik, gjë që ka shkaktuar kritika duke akuzuar Obamën për tërheqje të trupave para se ushtria irakiane të jetë vërtet e përgatitur për t’i bërë ballë sulmeve islamike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button