Home / Moda / Kapelet që të hapin oreksin

Kapelet që të hapin oreksin

Një artist që është diagnostikuar me sindromën Crohn, sëmundje që nuk e lejon të hajë shumë nga ushqimet e tij të preferuara, e ka shndërruar kufizimin në art. Dizenjimet e Maor Zabarit përfshijnë një tortë me manaferra, një pjatë peshku dhe një kapele sallate.

36-vjeçari izraelit i përgatit kapalet duke përdorur plastelinë dhe tela.

“Kur mora vesh që kisha sëmundjen e Crohn-it u detyrova të nisja një dietë që nuk më lejonte të haja ato që doja. Kështu që, në vend që t’i haja, vendosa t’i bëja kapele”, shpjegon Maori.

Tashmë, i kuruar nga kjo sëmundje, ai shton: “Tashmë mund të ha çfarë dua, por më pëlqen ta shtoj koleksionin tim të kapeleve me ushqime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.