Europa

691 imigrantë të shpëtuar në ujërat libiane

imigranteDisa operacione shpëtimi në ujërat libiane që prej 48 orësh kanë mundësuar shpëtimin e 691 imigrantëve në vështirësi në Mesdhe, theksoi sot në një komunikatë raja bregdetare italiane.

Anija ”Gregoretti” e rojave bregdetare, që ndodhej në korridorin detar mes Libisë dhe SIçilisë për të mbikëqyrur peshkimin, ndryshoi destinacion për të marrë pjesë në pesë operacione shpëtimi në ujërat libiane. Rreh 520 imigrantë janë mundur të shpëtohen.

Disa thirrje, marrë nga një qendër operacionale që ndodhet në Romë, u bënë nëpërmjet telefonave celularë që prej gomoneve që ishin nisur drejt Siçilisë.

Kombësia e imigrantëve nuk u bë e ditur.  Autoritetet detare italiane kanë shpëtuar disa mijëra imigrantë që prej fillimit të javës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button