Home / Kronika / Shqipëria më pak e rrezikuar nga sulmet terroriste, Kosova e para në Ballkan

Shqipëria më pak e rrezikuar nga sulmet terroriste, Kosova e para në Ballkan

albania-620x336Pesë vendet më të rrezikuara nga sulmet terroriste janë Iraku, Afganistani, Pakistani, Nigeria dhe Siria. Shqipëria është nga vendet më pak të rrezikuara, ndërsa Kosova është ndër të parat në rajonin e Ballkanit sa i përket rrezikut nga sulme te mundshme terroriste. Ky është rezultati i raportit të Institutit Australian për Ekonomi dhe Paqe, i cili përmes publikimit të një harte thekson me ngjyre te errët vendet më të rrezikuara nga terrorizmi. Shqipëria renditet në vendin e 107 nga 162 vende, ndërkohë qe bie në sy se në rajonin e Ballkanit, Kosova si republikë e pavarur është ndër më të rrezikuarat duke u renditur në vendin 54. Bullgaria renditet në vendin e 60, Maqedonia 75, Serbia në 89, ndersa Shqiperia ne vendin 107, jashte 100 vendeve me te rrezikuara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: