Home / Politika / Rama: Punësimi e mirëqenia rriten me respekt për rregullat. Mos dëgjoni propagandën e pushtet humburve

Rama: Punësimi e mirëqenia rriten me respekt për rregullat. Mos dëgjoni propagandën e pushtet humburve

rama-kryeministerKryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se qeveria që drejton është votuar për të bërë shtetin e qytetarëve që duan punë, ligj e mirëqenie e jo rrumpallë.

Në disa mesazhe me radhë, që duken si përgjigje për ankesat e protestuesve, postuar në rrjetin social Facebook, Rama kundërpërgjigjet për akzuat e bëra nga opozita, duke thënë se “punësimi e mirëqenia rriten me respekt për rregullat”.

Sipas Rames, ankohet per INUK kush eshte mesuar te zere shesh per pershesh. “Legalizime falas shtepive ne zonat informale,shkulje e çibaneve mbire rrugeve”- shkruan Rama.

Ai thekson se per cmimin e energjse ankohet kush si paguan po i vjedh dritat! “Çmimi i energjise sdo rritet, operacioni kunder hajduterise do ashpersohet! Ankohet per rritje te naftes kush nuk sheh xhepin po SHQUPin!Çmimi i naftes sot eshte me i ulet se vjet dhe as do te rritet”- shkruan Rama.

Ai pergjigjet edhe per ankesat per rritje cmimesh, duke thene se per ato ankohet “kush degjon propaganden e pushtethumburve! Çmimet sjane rritur, perkundrazi: Eshte rritur konsumi”.

Rama sqaron me tej se edhe per taksa ankohen ata qe nuk i paguajne. “95% e taksapaguesve shqiptare sot paguajne me pak taksa se nje vit me pare”- shkruan ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: