Home / Qeveritare / Provimi i mësuesve, detajet e tezës

Provimi i mësuesve, detajet e tezës

Kandidatët aplikues që do të konkurrojnë për të fituar një vend pune si mësues do t’i nënshtrohen testimit të njohurive.

Lindita-Nikolla-konferenceNdërkohë që datat për zhvillimin e provimit do të publikohen pas datës 27 nëntor, Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin i cili përcakton procedurat që do të ndiqen, përmbajtjen e testit, si edhe mënyrën e vlerësimit të atyre që do të marrin pjesë.

TEZA E PROVIMIT
Teza e provimit do të jetë e strukturuar në dy pjesë. “Pjesa e parë përmban dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet përkatëse lëndore, metodologjinë e mësimdhënies dhe të nxënies, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Pjesa e dytë përfshin përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit orientues përkatës”, thuhet në udhëzimin e MAS. Në total testi do të vlerësohet me 70 pikë, ku 30 pikë do të jenë për pjesën e parë dhe 40 pikë për pjesën e dytë. Që një mësues të rezultojë kalues ai duhet të fitojë jo më pak se 50% të pikëve për secilën nga pjesët e testit. Referuar shkresës së Ministrisë së Arsimit, vlerësimi i kandidatëve do të bëhet me 5 nivele, përkatësisht A, B, C, D dhe E. Ai që do të vlerësohet me E do të konsiderohet jokalues.

Leave a Reply

%d bloggers like this: