Home / Kronika / INUK vijon punën për lirimin e hapësirave publike tek Unaza e Re

INUK vijon punën për lirimin e hapësirave publike tek Unaza e Re

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon edhe sot punën për lirimin e hapësirave publike në zonën e Unazës së Re.

PS-LAJM-INUKBurime nga INUK bëjnë të ditur se për ditën e sotme, puna është përqendruar në zonën e Unazës së Re, dhe konkretisht në segmentin nga rrethrrotullimi i Doganave dhe deri tek zona e Pallatit me Shigjeta.

INUK pritet të vijojë punën përgjatë gjithë ditës së sotme, si dhe në ditët në vijim. Kjo, pasi sipas INUK aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje do të përfundojë vetëm kur të gjitha objektet pa leje të jenë rrëzuar përdhe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: