Home / Europa / E majta fiton zgjedhjet rajonale nën sfondin e një abstenimi rekor

E majta fiton zgjedhjet rajonale nën sfondin e një abstenimi rekor

ee911-334x200E majta italiane fitoi zgjedhjet që u mbajtën sot në dy rajone, në Emilja Romanja dhe Kalabri, votime që u shoqëruan me një abstenim rekord dhe një rënie të ndjeshme të Lëvizjes Pesë Yjet (M5S) e Beppe Grillos.

Në Emilja Romanja, një rajon tradicionalisht i fituar nga e majta, niveli i pjesëmarrjes kishte rënë në 37,67 për qind, ndërsa në Kalabri ishte 44,1 për qind.

Partia Demokratike (PD) e shefit të qeverisë Matteo Renzi ruan rajonin e Emilja Romanjas ku kandidati i saj morri 49,6 për qind të votave kundër 29,7 për qind të kandidatit të qendrës së djathtë të Ligës së Veriut. PD-ja i mer të djathtës Kalabrinë ku kandidati i saj fiton me rreth 61,4 për qind të votave kundër 23,7 për qind përballë kundërshtarit të qendrës së djathtë.

Ndonëse nuk është e mundur të nxirren përfundime nga një votim kaq i limituar, rënia e fortë e lëvizjes M5S e Beppe Grillo është shumë i fortë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: