Kosova

Gjilani vishet kuqezi për Ilir Metën (Foto)

Rrugët dhe sheshet e Gjilanit kanë marrë pamje dyngjyrëshe të hënën në mëngjes në pritje të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

gjilani-vishet-kuqezi-p-euml-r-ilir-met-euml-n-foto_hdI ftuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, për ndër të kryeparlamentarit shqiptar kudo nëpër rrugë janë vendosur flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës dhe posterë të mysafirit nga Tirana.

Agjenda e takimeve të kryeparlamentarit shqiptar fillon në orën 11:30 në ndërtesën e komunës së Gjilanit me një takim me Lutfi Hazirin ndërsa pas 40 minutave, ai do të takohet me përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra” e cila tubon veprimtarë nga Lugina e Preshevës në Gjilan.

Pas një konference të përbashkët për shtyp, Ilir Meta do të niset drejt gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Qëndrimi njëditor në Gjilan do të përfundojë me një akademi me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e cila do të mbahet në Teatrin e Qytetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button