Home / Politika / Basha-Ramës: Respekto kontratën me qytetarët ose largohu, mos e trash zullumin

Basha-Ramës: Respekto kontratën me qytetarët ose largohu, mos e trash zullumin

luliKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot kryeministrit të vendit, Edi Rama të respektojë kontratën me qytetarët shqiptarë kur mori mandatin qeverisës e të bëjë realitet premtimet e bëra në fushatë ose në të kundërt të largohet. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryedemokrati e ka cilësuar protestën e 22 nëntorit  si ‘protestën e halleve të përbashkëta të shqiptarëve’, të cilët siaps tij nuk janë të kënaqur me këtë qeveri që nuk ka bërë tjetër veç rritjes së taksave.

“Protestuan njerëzit e rrezikuar nga rënia e ekonomisë, nga taksat dhe tarifat e ekzagjeruara, varfëria dhe mungesa e shpresës”, tha Basha.

Kreu i PD ka renditur një sërë kërkesash drejtuar kryeministrit Rama duke nisur me tërheqjen nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, nga rritja e taksave, anulimi  i rritjes së tarifave të universiteteve, heqja dorë nga shkatërrimi selektiv i pronave të shqiptarëve e kthimi në detyrë i policisë  së shtetit, pasi sipas Bashës krimi ka arritur përmasa shqetësuese.

One comment

  1. po ti i mbajte premtimet se kerkonja tramin sot ne tirane po se pashe

Leave a Reply

%d bloggers like this: