Muzike

Ansambli Kombëtar i Kosovës “Shota”, koncert në Tiranë

Ansambli i Kosovës “Shota” do të zhvillojë ditën e nesërme në ambientet e TKOB-së ora 19:00 një koncert me këngë dhe valle tradicionale shqiptare, koncert ky i cili është organizuar me rastin e festimeve të ditës së flamurit, si dhe në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për kalendarin e përbashkët kulturor, i cili është miratuar në takimin ndërministror midis dy ministrive të Kulturës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës gjatë muajit shkurt të këtij viti.

22212Gjatë 38 viteve të aktivitetit të tyre, pasi ka organizuar mbi 4000 koncerte në të gjitha meridianet e botës, ansambli “Shota” vjen tashmë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, ku nën udhëheqjen artistike të Ylber Asllanaj, koropetitorit Nazmi Demaj, dhe udhëheqësit të orkestrës Fitim Bytyqit, do të intepretojë këngë dhe valle të trevave shqiptare.

Themeluar në vitin 1948 si njëri ndër institucionet e para artistike dhe kulturore në Kosovë, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA”, ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e këngës dhe valles shqiptare si dhe me afrimin e vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare, siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta ekzotike me të cilat ky ansambël është prezentuar në mëse 50 shtete të ndryshme të botës dhe në të gjitha kontinentet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button