Politika

Meta: AMA të funksionojë jashtë politikës, baza e re ligjore i siguron pavarësi

ama-320x191Kreu i kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar sot se Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA), falë ligjit të ri të miratuar nga qeveria, ka tashmë një bazë ligjore efikase që të funksionojë jashtë politikës, duke e vënë theksin tek pavarësia e këtij institucioni.

Deklaratat e kryeparlamentarit Meta u bënë gjatë prezantimit të raportit të Këshillit të Europës për mediat audio-vizive, ku u vu theksi tek rëndësia e shprehjes.

“Detyra e AMA-s është të ruajë vlerat demokratike të funksionimit të medias. Me miratimin e ligjit të ri, qeveria i ka siguruar AMA-s një bazë efikase që siguron normalitet në vendimmarrje dhe funksionalitet. Është shumë e rëndësishme që AMA të qëndrojë larg politikës dhe ne nga ana jonë do t’i kushtojmë rëndësi pavarësisë së saj”, ka deklaruar Meta.

Ndërkohë, përfaqësuesi i delegacionit europian, duke prezantuar raportin ka deklaruar se zbatimi i ligjit për median audio-vizive nuk ka arritur nivele të kënaqshme.

“Zbatimi i ligjit për median audio-vizive ka qenë i ngadaltë. Botimi i këtij studimi ka ardhur në kohën e duhur sa i përket pavarësisë së institucioneve. Është e nevojshme që të forcohet autoriteti i mediave pasi liria e shprehjes është baza kryesore mbi të cilën është ndërtuar BE dhe ajo është shumë e rëndësishme për integrimin”, ka deklaruar zyrtari evropian, i cili ka shtuar se KE është e vetëdijeshme për kohën e gjatë që kërkojnë këto reforma, ndërsa ka garantuar mbështetjen e Brukselit në këtë drejtim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button