Politika

Basha-FMN-së: S’ka reformë në energjetikë, vetëm rritje të çmimit në kurriz të qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim ditën e sotme përfaqësuesit e FMN, Nadeem Ilahi dhe Jens Reinke me të cilët ndau shqetësimet lidhur me situatën në sektorin energjetik dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Basha-FMN-1Sipas kreut të PD, kjo që po bën qeveria nuk është një reforme në sektorin energjetik, por thjesht një masë shtrënguese në kurriz të shqiptarëve, duke rritur çmimin e energjisë dhe duke ua ndërprerë energjinë atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë.

“Është vetë qeveria që nuk shprehet se sa do të rritet çmimi, ndërkohë që KESH, OST dhe OSHE që janë agjenci shtetërore, kanë dërguar kërkesat për rritje çmimi. Pra, nga njëra anë qeveria kërkon rritje çmimi dhe nga ana tjetër nuk po ia thotë shqiptarëve sesa do të rritet çmimi”, u shpreh Basha.

Basha u është ankuar përfaqësuesve të FMN edhe lidhur me buxhetin 2015 ku sipas tij janë rritur shpenzimet qeveritare dhe janë ulur investimet apo fondet për mbështetjen sociale. Sipas Bashës, në këtë buxhet është parashikuar të rritet numri i policëve dhe punonjësve të INUK në vend të infermierëve dhe mësuesve.

Sipas kryedemokratit, një rritje e re e taksave këtë vit do ta zhysë vendin në një recesion me pasoja katastrofike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button